Limaj: Kosova më 14 dhjetor bëhet me ushtri

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka konfirmuar se Kosova do të bëhet me ushtri më 14 dhjetor.

Limaj në një aktivitet partiak ka thënë se të premten e ardhshme, Kuvendi i Kosovës pritet të miratojë pakon e ligjeve që çojnë në transformimin e FSK-së në Ushtri.

Limaj, që mban postin e zëvendëskryeministrit në qeverinë e Kosovës, ka thënë se Ushtria e Kosovës do të ofrojë siguri për të gjithë qytetarët pa dallim etnie dhe do t’i kontribuojë paqes dhe sigurisë në rajon.

Ndryshe, Ambasadori i ri amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, ka thënë sot se evoluimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura është hap pozitiv dhe është mëse e natyrshme për Kosovën si vend sovran dhe i pavarur, që të ketë aftësi vetëmbrojtëse.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë