Lushtaku falënderon bashkatdhetarët për ndihmën e dhënë për 5 vjeçaren, e cila vuan nga leukemia

Kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka njoftuar se 5 vjeçarja Fjolla Imeri, nga fshati Podalishtë e po kësaj komune vuan nga sëmundje e leokimisë.

I pari i Skenderajt, theksoi se “si pasojë e terapisë së përdorur për shërimin e kësaj sëmundje, asaj i është paraqitur një komplikim tjetër shëndetësor në sistemin tretës”.

Ai shtoi me këtë rast se “Me qëllim të ndihmës në shërimin e saj, bashkatdhetarët Ekrem Rama e Fadil Osmani, dhuruan një shumë të konsiderueshme të mjeteve financiare, të grumbulluara nga një koncert humanitar në diasporë, deklaroi Lushtaku përcjellë Klan Kosova.

Fjollës i urojmë shërim të plotë e të suksesshëm kurse bashkatdhetarët i falenderoj për humanizmin e tyre të vazhdueshëm, përfundoi Sami Lushtaku.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë