Lladrovci i interesuar për të sjell investime nga Italia

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci dhe ai i Skenderajt, Bekim Jashari, një javë më parë u kthyen nga vizita zyrtare në Itali. Lladrovci ka thënë se në takime të veçanta, kanë diskutuar lidhur me mundësitë e investimeve në Kosovë, potencialet e mëdha të vendit tonë për fuqi punëtore, të kualifikuar dhe ambientit të favorshëm për të bërë biznes.

Bashkëpunimi me komunat italiane, sipas Lladrovcit, do të zhvillohet edhe në fushat tjera si arsim, sport e kulturë, duke këmbyer përvoja dhe vizita të ndërsjella me interes të përbashkët./transmeton DrenicaOnline.

Ky është postimi i plotë i Lladrovcit:

Dua të falënderoj mikpritësit e mi në Itali, ku së bashku me kryetarin e Skenderajt, Bekim Jasharin, qëndruam për vizitë pune nga 22 deri më 26 nëntor 2018.

Shpreh respekt dhe falënderim për kryetarin e Komunës së Coleglianos, z. Fabio Chies, Kryetarin e Komunës së Trevisos, z. Mario Conte dhe Kryetarin e Komunës Montebelluna, z. Marzio Favero.

Gjatë kësaj vizite, kemi zhvilluar po ashtu takim pune me kryetarin e Kryqit të Kuq të Pordenones, Kolonel Giovanni Antonaglia dhe bashkëpunëtoret e tij, të cilin e falënderoj për donacionin -Autoambulancën për komunën e Drenasit dhe interesimit për donacion tjetër për shëndetësi.

Takime janë zhvilluar edhe me Komunitetin Shqiptar në Treviso, ku është diskutuar Draft Ligji për Diasporën, ku pjesë e takimit kanë qenë: kryetari i Therandës z. Bali Muharremi, kryetari i Quinto di Treviso, Mauro Dal Zilio, ndërsa nga Ministria e Diasporës z. Bekteshi, si dhe deputetët z. Glauk Konjufca dhe znj. Time Kadriu.

Po ashtu, ishte kënaqësi që së bashku me kryetarin e Therandës z. Muharremi, kryetarin e Komunës së Trevignano, z. Ruggero Feltrin, nënkryetar i Komunës Montebelluna, Severin Elzo si dhe drejtorë e personalitete tjera, mora pjesë në Festen e Pavarësisë në Treviso.

Në takime të veçanta, diskutuam lidhur me mundësitë e investimeve në Kosovë, potencialet e mëdha të vendit tonë për fuqi punëtore, të kualifikuar dhe ambientit të favorshëm për të bërë biznes.

Bashkëpunimi me komunat italiane do të zhvillohet edhe në fushat tjera si arsim, sport e kulturë, duke këmbyer përvoja dhe vizita të ndërsjella me interes të përbashkët.

Falënderoj mikpritësit tanë italianë por edhe të gjithë shqiptarët për organizimet e jashtëzakonshme dhe pritjen gjatë qëndrimit tonë në Itali. Faleminderit!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë