Pamje nga aksidenti në Drenas ku mbeti i vdekur motoçiklisti

Një aksident me fatalitet sapo ka ndodhur në Zabel të Ulët në Drenas.

Zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi për Indeksonline e ka konfirmuar rastin, duke shtuar se në këtë aksident janë përfshirë një veturë dhe motoçikletë.

“14:30 ka ndodhur një aksident në fshatin Zabel të Ulët mes një veture dhe një motoristi. Si pasojë e aksidentit ka vdekur një person. Nuk mund të jemi më shumë informacione tani për tani”, ka thënë Krasniqi.

Më poshtë Indeksonline sjell pamje nga vendi i ngjarjes.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë