Ky është i riu që vdiq sot në aksidentin afër Drenasit

I riu që vdiq sot në aksident trafiku në fshatin Zabel i Ulët të Drenasit është L.Kiqina, 17 vjeç nga Baica e Drenasit, raporton DrenicaOnline.

Policia e Kosovës e ka konfirmuar aksidentin ku sipas tyre rasti ka ndodhur rreth orës 14:30 në fshatin Zabel të Ulët mes një veture dhe një motoristi.

Si pasojë e aksidentit ka vdekur 17 vjeçari që po e drejtonte motoçikletën. Në vendin e aksidentit janë paraqitur të gjitha njësitet relevante të policisë./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë