Ferat Shala publikon një foto të veçantë të luftës, ja kush shihet në të!
Ferat Shala, si njëri ndër eprorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka vazhduar me publikimin e fotografive nga koha e luftës.
Derisa, javën e kaluar e ka postuar një foto ku shihet i vetëm në Malet e Berishës, sot ka zgjedhur ta bëjë publike një fotografi bashkë me disa figura publike, në mesin e të cilëve është edhe Adem Grabovci, shkruan AktivPress.
Kjo foto, si dhe shumë të tjera, siç thotë Shala, do të jenë pjesë e një publikimi që shumë shpejtë do të botohet.

Nga e djathta në këmbë: Sokol Dobruna, Ferat Shala, Haki Kryeziu, Idriz Hyseni e Nuri Bexheti. Ulur: Adem Grabovci, Ahmet Morina, Nusret Pllana e Agron Berisha. (Berishë, dimër 1999)
Shala për gjatë kohë ka qenë në strukturat udhëheqëse të Shërbimit Informativ të Kosovës (SHIK), e për një kohë edhe ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.
Aktualisht është në strukturat drejtuese të PDK-së dhe profesor universitar. /AktivPress/



