Aksident me fatalitet në rrugën Drenas-Komoran
Një aksident trafiku me pasoja fatale ka ndodhur orës 14 e 30 minuta në magjistralen Drenas-Komoran, konkretisht në Zabel të Ulët, raporton DrenicaOnline.
Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë, ku ngasësi i kësaj të fundit ka ndërruar jetë.
Në vendin e aksidentit kanë dalë menjëherë të gjitha njësitet përkatëse të Policisë të cilat janë marrë me rastin.
Rruga deri në orën 15:00 ka qenë e bllokuar për qarkullimin e automjeteve./DrenicaOnline/

