Ramiz Lladrovci: Konventa e sotme e PDK-së dëshmoi se e ardhmja e Kosovës është e sigurt


Partia Demokratike e Kosovës ka hapur sot zyrtarisht konfenten për zgjedhjet e brendshme. Në hapje të saj nuk ka munguar edhe kreu i Drenasit, Ramiz Lladrovci. Ai ka thënë se djemtë e vajzat e përkushtuara me platformën e Dekadës së Re, janë zotime për sundimin e ligjit, për arsim, shëndetësi, zhvillimin ekonomik, integrimeve euro-atlantike.

“Konventa e hapjes së zgjedhjeve të brendshme, dëshmoi se e ardhmja e Partisë Demokratike të Kosovës dhe e ardhmja e Kosovës është e sigurt. Djemtë e vajzat e përkushtuara me platformën e Dekadës së Re, janë zotime për sundimin e ligjit, për arsim, shëndetësi, zhvillimin ekonomik, integrimeve euro-atlantike”, ka thënë Lladrovci.

Sipas tij, idetë i bashkojnë njerëzit, për ta ndryshuar vendin. Ato janë më të forta dhe më motivuese se çdo kundër shpërblim. Ne do të vazhdojmë ta ndryshojmë vendin tonë, për qytetarët tanë, duke e bërë vendin tonë më të mirë për të gjithë.

“Urime dhe suksese për procesin zgjedhor, me dëshirat më të mira që në krye të strukturave lokale e qendrore të PDK-së të zgjidhen anëtarët më meritor, më të devotshëm dhe më të respektuar”, ka thënë kreu i Drenasit, Ramiz Lladrovci./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë