Edhe në Drenas do të shënohet muaji ndërkombëtar i luftës kundër kancerit të gjirit

Komuna e Drenasit, përkatësisht Zyra për Barazi Gjinore dhe OJQ-të do të shënojnë Muajin ndërkombëtar të luftës kundër kancerit të gjirit.

Ndaj ftojmë të gjithë qytetarët e Komunës së Drenasit të marrin pjesë në ligjëratën me temë “Kanceri i gjirit dhe parandalimi i tij” si dhe pas ligjëratës në ecjen “Një hap kundër kancerit të gjirit”.

Ligjëratat do të mbahen të premten me datë 19.10.2018 në ora 11:00 në Sallën e Kuvendit të Komunës.

Ligjërata do të mbahet nga Qendra e Mjekësisë Familjare në Drenas, Radiologu Dr. Shkelzen Gashi.

Nisja fillon para Komunës së Drenasit deri tek sheshi “Fehmi dhe Xhevë Lladrovci”.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë