Komuna e Drenasit nxjerr një njoftim të rëndësishëm për të gjithë punëtorët të cilët janë shfrytëzues të Buxhetit të Kosovës

N J O F T I M

Në bazë të Ligjit nr.06/L – 005 për Tatimin në Pronën e Paluajtshme, neni 26 pika 1 për mbledhjen e detyrueshme të obligimeve të papaguara, neni 29 pika 1, për pezullimin e shërbimeve komunale si dhe neni 30, pika1,2,3,4,7 dhe 8 , Vendimin për ekzekutimin e detyrimeve tatimore të papaguara dhe propozimi për Përmbarim, Zyra e Kryetarit dhe Drejtoria për Buxhet dhe Financa- Zyra Komunale e Tatimit në Pronë, nxjerrë këtë njoftim;

Njoftohen të gjithë punëtorët të cilët janë shfrytëzues të Buxhetit të Kosovës si;

– Punëtorët e administratës komunale

– Punëtorët e institucioneve shëndetësore

– Punëtorët e institucioneve arsimore

– Institucionet private

– Kompanitë Private si dhe

– Të gjithë tatimpaguesit tjerë

të cilët nuk i kanë kryer obligimet nga Tatimi në Pronë, t’i shlyejnë këto detyrime në afatin prej 30 ditësh.

Duke u bazuar në Ligjin nr. 06/L – 005 për Tatimin në Pronën e Paluajtshme, i cili është në fuqi nga 01.10.2018, për të gjithë ata tatimpagues të cilët nuk i kanë paguar detyrimet nga Tatimi në Pronë, do të nxjerrët Vendim dhe përmes Përmbaruesit do të inkasohen detyrimet e papaguara.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë