Njoftim për organizimin e Ditës Ndërkombëtare Kundër Kancerit të Gjirit

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare Kundër Kancerit të Gjirit, si dhe në vazhdën e aktiviteteve që po mbahen për parandalimin e kësaj sëmundje gjatë muajit tetor, që njihet ndryshe edhe si muaji kundër Kancerit të Gjirit, do të organizohet një ligjëratë nga Qendra e Mjëksisë Familjare në Drenas me temë “Kanceri i Gjirit dhe parandalimi i tij”, transmeton Drenica Online.

Pastaj do të bëhet marshi nga Komuna deri të Sheshi “Fehmi Lladrovci”. Vet organizimi i kësaj ligjërate dhe organizimi i marshit, le të shërbejë si shtytje e të gjitha grave për një kontrollë dhe diagnostifikim sa më të hershëm, në mënyrë që të kenë efektin pozitiv për shërimin e kësaj sëmundje.

Në këtë manifestim do të marrin pjesë: Kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci me stafin e tij, zyrtar komunal, Komiteti për Barazi Gjinore, përfaqësues dhe aktivistë të OJQ-ve, dhe gra nga fshatrat rurale.

Përmes kësaj ligjërate dhe ecjes nëpër qendrën e qytetit, do të arrijmë që t’a përcjellim mesazhin gjithë qytetarëve të Komunës së Drenasit, për rrezikun nga kanceri i gjirit dhe domosdoshmërinë që kjo sëmundje të zbulohet sa më herët.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë