Probleme me furnizim me energji elektrike në Çikatovë e Re

Që nga paslufta, furnizimi më energji elektrike në Drenas III (Çikatovë e Re) është vështirësuar.

Një kabllo nëntokësore e tensionit që kalon nga trafo kryesore, kah stacioni i autobusëve, afër qendrës tregtare e deri te objekti “Hajdini Komerce” pothuaj çdo javë është në defekt, si pasojë e vjetërsimit dhe dëmtimit të saj.

Që nga dje në ora 21:00 datë 24.09.18 e deri sot me 25 shtator, ora 15:00, i terë fshati Drenas III (Çikatovë e Re) është pa rrymë.

KEDS ka ndërmarr një iniciativë që të bëjë një furnizim të ri përmes një unaze alternative me vendosjen e një kablloje të re që shkon afër varrezave të Drenasit, por që sipas punëtorëve të KEDS është ndërprerë nga Komuna për arsyeje ende të panjohura.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë