Ramiz Lladrovci i falenderon të gjithë për ceremoninë e vendosjes së shtatoreve në Drenas

Falënderim për Manifestimin në Drenas më 20 shtator 2018

Me rastin e vendosjes së shtatoreve të Heroit Fehmi Lladrovci dhe Heroinës Xhevë Krasniqi-Lladrovci në sheshin e Drenasit, falënderoj institucionet e Republikës së Kosovës, qytetarët, miqtë dhe dashamirët e pranishëm në këtë tubim madhështor.
Drenica e ka merituar këtë nderim. Ky tubim denjësisht prezantoi rëndësinë, vlerën dhe kontributin e UÇK-së, Drenicës, Fehës dhe Xhevës për çlirimin e vendit.

Në veçanti falënderoj Presidentin Ilir Meta, Kryeparlamentarin, Veseli, Kryeministrin Haradinaj, ish presidentët Mejdani, Mojsiu, dhe Sejdiu, Ali Ahmetin, Pandeli Majkon, Shukri Imerin dhe Bekim Jasharin, për fjalët e tyre të paharrueshme për ne si dhe praninë e tyre duke e bërë këtë tubim tejet të veçantë dhe gjithëpërfshirës, nga të gjitha trojet etnike.

Po ashtu falënderoj Akademik Dacin dhe akademikët tjerë të pranishëm, Namik Doklen, Paskal Milon, zëvendës kryeministrin e Maqedonisë, Gjeneralët e FSK-së, Policisë së Kosovës, Xhim Memetin, pjesëtarët e trupit diplomatik, deputetët e Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë, ministrat e disa qeverive të katër shteteve dhe ish deputetë e ish ministra, asamblistët komunal, kryetarët e komunave shqiptare nga të gjitha trojet etnike, bashkëveprimtarët, bashkëluftëtarët e UÇK-së dhe të gjithë të pranishmit.

Falënderoj Presidentin Thaçi që mori përsipër patronatin, duke i dhënë dimension institucional.

Shpreh keqardhje për mospraninë e disa personaliteteve të cilat pavarësisht mospajtimit, i kam ftuar me respekt për këtë ditë që tejkalon çfarëdo mospajtimi parimor. Kam respektuar kontributin e secilit duke i ftuar, por edhe duke e konsideruar se Feha dhe Xheva nuk do ta pëlqenin anashkalimin e kujtdo qoftë për këtë tubim madhështor. Mungesa e disa fytyrave publike e politike, përkundër ftesave, flet shumë.

Falënderoj Familjet e dëshmorëve, në veçanti fëmijët e personaliteteve të historisë tonë që i ftuam për ti zbuluar shtatoret:

Adem Lulëzim Jashari
Hamëz Bekim Jashari,
Luan Shkëlzen Haradinaj,
Çlirim Xhavit Haziri,
Elta Hyzri Talla,
Krenare Ilaz Kodra,
Rrezart Tahir Sinani,
Xhevë Selim Krasniqi,
Albana Shaban Shala,
Donika Sylejman Selimi,
Shkumbin Ali Ahmeti,
Fitore Rexhep Malaj,
Gentrit Hafir Shala,
Kosovare Ramiz Lladrovci.

Në veçanti falënderoj Këshillin organizativ për ngritjen e shtatoreve për Fehmiun dhe Xhevën, me përbërjen: Rafet Rama, Halil Selimi dhe Shaban Muja. Këshilli ka filluar aktivitetin më 2012.

Falënderim të sinqertë dua të shpreh për kontribuuesit e realizimit të shtatoreve dhe shpenzimeve tjera për atë ditë të paharrueshme.

Sipas Këshillit organizativ, kontribuuesit në ngritjen e shtatoreve, janë si vijon:

1. Fiton dhe Vijon Peja, 40.000 euro
2. Ali Ahmeti, 30.000 euro
3. Nëna Ki (nëna e Fehmiut), 28.200 euro, kompensimi i viteve të burgut të Fehmiut
4. Bekim Jashari, 20.000 euro
5. Samir Mane, 20.000 euro
6. Raif Gashi, 6.000 euro
7. Ismet Sylejmani, 5.000 euro
8. Idriz Hysenaj, 5.000 euro
9. Adnan Lushtaku, 5.000 euro
10. Hamëz Lladrovci, 5.000 euro
11. Naser Rama, 5.000 euro
12. Abedin Salihu, 5.000 euro
13. Esat Rexha, 5.000 euro
14. Shaban Muja, 5.000 euro
15. Milazim Shala, 5.000 euro
16. Haxhi Lladrovci, 3.000 euro
17. Ibrahim Kurrumeli, 2.500 euro
18. Emin Hasi, 2.500 euro
19. Elmi Zeka, 2,000 euro
20. Xhevat Zeka, 2,000 euro
21. Fatmir Xhelili, 2.000 euro
22. Imer Lladrovci, 2.000 euro
23. Rafet Rama, 2.000 euro
24. Halil Selimi, 2.000 euro
25. Nuredin Lushtaku 2.000 euro
26. Kadri Morina 6.000 euro.

Ky fond ishte i dedikuar për shpenzimet rreth bronzit të shtatoreve, punimet në largimin e një pjese të ishujve në Shesh, punimet e betonit të armiruar, vendosjen e kubëzave në zonat e ishujve, vendosjes se mermerit, vendosja e 1.200 Karrigave, zërimin, binen, lulet, dritat, banerat, Programin artistik, moderatori, ftesat, dizajnin, tepihët, pëlhura dhe materiale tjera, dreka për personalitete të larta, etj.

Falënderoj skulptorët Ylber Krasniqin dhe Sabri Behramin, për konceptin, realizimin dhe kontributin që shtatoret të jenë madhështore, për punën falas të cilën e kanë dhënë pa kursim.

Së bashku me Komisionin për Organizimin e Aktivitetit, deklarojmë se nuk është shpenzuar asnjë burim financimi nga institucionet shtetërore për shtatoret.

Mospërdorimi i burimeve financiare shtetërore për shtatoret dhe për organizimin në përgjithësi ishte zotimi yni që të mos shpenzohet asnjë cent nga fondet e institucioneve publike.

Drenas, 24 shtator 2018

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë