Thaçi: Xhevë dhe Fehmi Lladrovci ishin dhe do të mbeten në përjetësi si emblema e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës


Presidenti Hashim Thaçi në fjalimin e tij të mbajtur sot në nderim të dy heronjeve të pranishmëve u tha se sot është një ditë e veçantë për Kosovën dhe kombin shqiptar, shkruan Drenica Online.

“Xhevë dhe Fehmi Lladrovci ishin dhe do të mbeten në përjetësi si emblema e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Fryma, angazhimi dhe mesazhet unifikuese dhe mobilizuese të Xhevës dhe Fehmiut për Ushtrinë Çlirimtare është e pa krahasueshme. Rënia e tyre ishte mesazhi më i mirë i një luftë sublime se lufta do vazhdonte deri në çlirimin e vendit”, tha ai.

Tutje i pari i vendit ka përmendur edhe për gjendjen aktuale në vend duke thënë se institucionet e vendit duhet të punojnë për integrimin e Kosovës në NATO dhe BE.

Ai ka ripërsëritur se nuk do të lejojë assesi ndarje të territorit të Kosovës, por do të përkrahë idenë për bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën.

“Kontributi dhe lufta e Xhevës dhe Fehmiut nuk ishte vetëm për pavarësinë e lirinë e Kosovës. Kjo është e pamjaftueshme për ta. Ne duhet të integrohemi në NATO, BE, kështu që tani institucionet janë në rrugë të mbarë dhe në koordinim me SHBA që në muajt e ardhshëm të fillojmë themelimin e ushtrisë së Kosovës. Kam përkrahur dhe mbështes fuqishëm kërkesën e institucioneve të Luginës së Preshevës për bashkimin me territorin e Kosovës. Në asnjë rrethanë nuk do lejojmë ndonjë ndarje të territorit të shtetit, assesi ndërtimin e ndonjë republika serbe”, tha ai.

E po ashtu Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka ndarë medaljen presidenciale për kontributin e dhënë për liri për babin e ndjerë të heroinës, Xhevë Krasniqi Lladrovci, Abdyl Krasniqi dhe për babin e Fehmi Lladrovcit, Muhametin.

Ndryshe, Fehmi Lladrovci dhe Xhevë Krasniqi-Lladrovci, kanë rënë heroikisht gjatë luftimeve me armikun serb, më 22 shtator të vitit 1998 në malet e Qyqavicës.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë