Ministrja Hoxha: Nga sot, madhështia e Fehmiut dhe Xhevës, më pranë

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, mori pjesë në manifestimin nën patronatin e Presidentit Thaçi, për shtatoret e heroit Fehmi Lladrovci dhe Heroinës Xhevë Krasniqi-Lladrovci.

Ministrja me këtë rast ka theksuar “nga sot, Heroi Fehmi e Heroina Xhevë, do të bëjnë që sheshi të jetë vendi me më shumë lule, me më shumë gëzim për lirinë. Ata, do të jenë edhe kujtesë se jeta në liri është vlera më sublime e njeriut, për të cilën çdo sakrificë, ia vlen!”

Ja postimi i Ministres Hoxha:

“Në sheshin e Drenasit, sot po fillon një jetë e re e Heroit Fehmi Lladrovci dhe Heroinës Xhevë Krasniqi-Lladrovci, përtej kujtesës dhe kopërtinave dhe faqeve të historisë së lavdishme. Nga sot, madhështia e tyre do të jetë pranë fëmijëve që do të luajnë të lirë në shesh, nxënësve me çanta krahu e studentëve që nisen në studime.

Nga sot, Heroi Fehmi e Heroina Xhevë, do të bëjnë që sheshi të jetë vendi me më shumë lule, me më shumë gëzim për lirinë. Ata, do të jenë edhe kujtesë se jeta në liri është vlera më sublime e njeriut, për të cilën çdo sakrificë, ia vlen!

Lavdi heronjve, dëshmorëve dhe martirëve të lirisë së Kosovës!

Lavdi e përjetshme Heroit Fehmi, lavdi e përjetshme Heroinës Xhevë!”

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë