Nuk i resiztoi muzikës, ky veprim i turistit bëri të qeshin të gjithë


Një turisti, që ndodhej në një rezort të ishullit Ios në Greqi, nuk ka mundur t’i rezistonte muzikës dhe nisi të tregonte aftësitë e tij në vallëzim, të cilat lënë shumë për të dëshiruar.

Të pranishmit nuk mund të mos qeshnin me të, pasi bënte gjeste dhe imitonte valltarët profesionistë, por me rezultate shumë të dobëta.

“Kurrë në jetë nuk kam qeshur më shumë. Vetëm se ai dukej që kalonte mirë dhe nuk brengosej”, shkruan një komentues përbri videos që është bërë virale.

Në anën tjetër, shikuesit thanë se ishte pjesë e pushimeve të tij dhe nuk duhet të tallet dikush që vetëm donte të kalonte mirë.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë