Kirurgu bën mrekulli, shpëton jetën e motrave që peshonin 139 kg

Dy motra obeze në Indi kanë kaluar disa vjet me probleme të frymëmarrjes dhe ishin gati për të rrezikuar jetën derisa kryen një ndërhyrje kirurgjikale.

Një kirurg indian është kujdesur për motrat Yogita, 8 vjece dhe Amisha, 6 vjece që peshonin rreth 139 kg.

Pas operacionit, ato kanë humbur 6 kg dhe frymëmarrja e tyre ka filluar të përmirësohet. Babai i tyre Remshbhai Nandëana nga India perëndimore tha: “Nuk mund ta përshkruaj sa shumë jemi gëzuar. Ishte një punë e lodhshme për të arritur këtu dhe për të parë rezultatin. Në të ardhmen do duken tamam vogëlushe. Jemi tepër të lumtur që i shikojmë se po përmirësohen dita-ditës.”

Ata konsumonin gjashtë banane për mëngjes dhe gjysmë kilogram oriz me tre pjata të mëdha, të mbushura me mish.

Babai i vajzave që paguhej 35 paund në muaj i shpenzonte të gjitha për të blerë ushqim për fëmijët e tyre.

 

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë