Pacolli: Mosmonitorimi i zgjedhjeve nga OSBE në Drenas, çon në vjedhje të votave

1pacKryetari i AKR’së, Behxhet Pacolli përmes një statusi në Facebook ka thënë se mosmonitorimi i zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Drenas, çon në vjedhje të votave

Ai në Facebook ka thënë se ishte inkurajuese kërkesa e ambasadorit britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell për monitorim të rreptë të procesit zgjedhor në Drenas, transmeton Express.

Pacolli për kërkesën e ambasadorit ka thënë se ishte e qëlluar dhe e nevojshme, në mënyrë që vota e qytetarit të mos keqpërdoret.

Megjithatë, ai ka thënë se përgjigjja e KQZ’së për këtë kërkesë ishte zhgënjyese, e që për fat të keq Drenasi mund të përballet me të kaluarën e keqpërdorimit të votave.

Postimi i tij i plotë:

Ishte shumë inkurajuese kërkesa e ambasadorit britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell për monitorim të rreptë të procesit zgjedhor në Drenas. Në fakt ambasadori britanik këtë kërkesë e bëri edhe në emër të miqve të mëdhenj të Kosovës që përbëjnë QUINT-in, SHBA-së, Gjermanisë, Francës dhe Italisë.

Kjo kërkesë ishte e qelluar dhe e nevojshme për shumë arsye, që vota e qytetarit të mos keqpërdoret dhe të mos vazhdojnë vuajtjet e njerëzve.

Ishte zhgënjyese përgjigja e KQZ-së e cila nuk i jep akses OSBE-së dhe për fat të keq në Drenas mund të përsëritet e kaluara e hidhur ku për arsye keqpërdorimi të votave janë denuar me burg 260 qytetarë, por u implementua qellimi i hajnisë.

KQZ që sot përbëhet më së shumti nga partitë në pushtet, duhet ta dijë se pikërisht këto parti janë duke bërë fushatë me paratë e qytetarëve.

Drenasi është i mbuluar sot me xhipa të kryeministrit, zëvendeskryeministrave, ministrave, zvministrave, kryeparlamentarit e deputetëve, duke abuzuar me orarin e punës së mësimdhënësve e nxënësve, gjë që është e paparë në vendet e civilizuara.

Edhe një herë shpreh falenderimin e madh për aleatët tanë perendimorë, dhe i lus që në diten e zgjedhjeve në Drenas të jenë prezent me vëzhguesit e tyre.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë