Këta janë “ujqërit e rinj” të ushtrisë sonë (Foto)

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka publikuar imazhe nga stërvitja e sotme e kadetëve të FSK-së.

Mehaj në një postim në Facebook ka njoftuar se kadetët u janë nënshtruar testeve të përgatitjes fizike, si qëndrueshmëria, forca dhe kondicioni fizik.

Ai tha se ecja me pesha simulon afrimin në zonën e operacionit, kurse vrapimi me pesha simulon luftë-bërjen.

Mehaj, kadetët i quan “ujqërit e rinj”.

“Udhëheqësit e së ardhmes, sikurse shpirtërisht e psikikisht, janë të fortë edhe fizikisht”, përfundoi ministri Mehaj.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë