Aksident mes dy veturave në Llapushnik, ka të lënduar (Foto)

Një aksident trafiku mes dy veturave ka ndodhur para pak momenteve në Llapushnik të Drenasit, raporton DrenicaOnline.
Aksidenti ka ndodhur në rrugën nacionale, drejtimi i Pejës.
Lexuesit e DrenicaOnline kanë njoftuar se në aksident ka edhe persona të lënduar, pasi aty është parë autoambulanca.
Policia e trafikut ndodhet në vendin e aksidentit ndërsa kolona e veturave është e gjatë me kilometra./DrenicaOnline/