Thaçi pas njohjes nga Singapori: Po forcojmë pozitën e vendit në botë
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka falënderuar Singaporin, që këtë të enjte njohu pavarësinë e Kosovës
“Faleminderit Singapor për njohjen e Kosovës si shtet i pavarur”, ka shkruar Thaçi në Twitter.
“Shumica e vendeve të Kombeve të Bashkuara e kanë bërë këtë, kështu Kosova po e forcon pozitën e saj në botë”, shkruan tutje ai.