Policia jep detaje për aksidentin e rëndë në Llapushnik

DrenicaOnline raportoi pak më parë për një aksident trafiku në fshatin Llapushnik të Drenasit, ku lëndime trupore kanë pësuar katër persona.

Detaje tani ka dhënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

Ai tha se aksidenti ka ndodhur rreth orës 13:50 dhe njësitet e policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë hasur në një automjet të vetaksidentuar.

“Në ora 13:50, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Llapushnik). Njësia policore menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, nga aty ka njoftuar se në aksident është përfshirë vetëm një veturë (vet-aksident). Si pasojë e aksidentit katër persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Njësitet relevante policore janë duke u marrë me aksidentin”, tha Krasniqi.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë