Ndërron jetë njëri nga kosovarët e lënduar në aksident

Në aksidentin i cili ka ndodhur në mëngjesin e sotëm në aksin rrugo Milot-Laç, ka humbur jetën një 19 vjeçar SH.H nga Rahoveci.
Policia shqiptare kanë dhënë detaje duke thënë se në këtë aksident kishin mbetur të lënduar 4 persona dhe pas dërgimit të tyre në spital, njëri ka ndërruar jetë.
“Më datë 09.03.2017, në aksin rrugor Milot-Laç, tek mbikalimi i Laçit ka ndodhur një aksident automobilistik . Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore që kanë konstatuar se janë përplasur një mjet veturë me targë të Kosovës 07- 473-CB me një mjet zetor. Si pasojë janë dëmtuar 4 shtetas kosovarë që udhëtonin në mjetin veturë ,2 prej tyre ndodhen në Qendrën e Traumave në Tiranë kurse 2 të tjerë ndodhen në spitalin e Lezhës nën kujdesin e mjekëve. Gjithashtu i dëmtuar ka mbetur edhe drejtuesi i zetorit i cili ndodhet në Qendrën e Traumave në Tiranë nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit. Laç, në vijim të aksidentit, shtetasi kosovar, Sh. H, 19 vjeç, banues Rehovec, ndërroj jetë në spital”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shqipërisë.