Dënohen me nga 500 euro dy lokale në Drenas, kjo është arsyeja

Dy lokale në qendër të Drenasit, janë dënuar me nga 500 euro secila nga Inspeksioni pas ankesave të banorëve se s’po mund të jetojnë në zhurmën e muzikës.

Banorët po ankohen për muzikën e lartë e cila po krijohet nga lokalet. Sipas banorëve, ata i kanë kërkuar Drejtorisë së Inspekcionit dhe Policisë së Kosovës që të ndërmarrin masa urgjente për ndalimin e muzikës dhe zhurmës e cila po krijohet nga lokalet që gjenden në katin përdhes të një kompleksi.

Ata në kërkesat e tyre kanë potencuar faktin se muzika dhe zhurma është shumë e lartë aq sa ndihet edhe vibrimi në dyshemetë e banesave.

Drejtori i Inspekcionit në Komunën e Drenasit, Milaim Hajdari ka thënë se inspektori i mjedisit ka trajtuar këto ankesa të banorëve dhe ka dënuar me dënime mandatore dy lokale me nga 500 euro.

“I kemi ftuar në takim dhe pas takimit me banorët, janë ftuar zyrtarisht me ftesë pronarët e lokaleve për të cilët ka pas ankesa, të cilët janë sqaruar se një situatë si kjo trajtohet me Ligjin Nr.02/L-102, dhe detyrimet që dalin me qëllimin dhe fushëveprimin e këtij ligji”, tha thënë ai për “Betimi për Drejtësi”.

Hajdari thotë se Drejtoria e Inspekcionit ka vazhduar inspektimin e këtyre lokaleve ku kanë konstatuar me procesverbal gjendjen e krijuar lidhur me bezdisjen si rezultat i ekspozimit të zhurmës në objektet e banimit, si dhe parandalimin ose zvogëlimin e efekteve të dëmshme.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë