E bëri për spital viktimën, arrestohet i dyshuari në Komoran
Është arrestuar një i dyshuar në Komoran pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën, të cilit i ka shkaktuar lëndime të lehta trupore.
Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor dhe pas tretmanit është liruar, shkruan DrenicaOnline.
Rasti ka ndodhur mesditën e së premtës.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./DrenicaOnline/