Bekim Jashari zyrtarizon kandidaturën, qytetarët e përqafojnë duke qajtur

Kryetari aktual i Komunës së Skënderajt edhe zyrtarisht ka shpallur kandidaturën për të parin e qytetit.
Në një sallë të stërmbushur me përkrahës të Jasharit, është bërë edhe zyrtarizimi i kandidaturës për kryetar të Skënderajt, shkruan Jepi zë.
Në mesin e shumë qytetarëve, kishte edhe të atillë që nuk i përmbanin lotët nga emocionet që kryetari Jashari ka vendosur t’i hyjë sërish garës edhe për 4 vite tjera.
Në fotot e dërguara në redaksinë e Jepi zë, shihet një qytetar që nuk i mban dot lotët.
Ndryshe Jashari për kundërkandidat nga radhët e PDK-së do ta ketë, Sami Lushtakun.