Bujupi e Gashi: Arllati është falënderues për projektet që po realizohen

Asamblistët e Kuvendit Komunal të Drenasit, Burim Bujupi dhe Petrit Gashi, kanë falenderuar komunën dhe drejtorin e infrastruktures Endrit Gllareva për projektet që po realizohën.

Njoftimi i asamblistëve:

Sot së bashku me Drejtorin Endrit Gllareva, shikuam nga afër punimet që janë duke u bërë në fshatin Arllat, konkretisht asfaltimin e tri segmenteve rrugore(Faik Bujupi, Bajram Haliti dhe Hamëz Jashari qe lidhet me rrugën Mihane Bujupi).

Premtimet e dhëna tani po realizohen, dhe se në ditët në vijim do vazhdojë edhe asfaltimi i rrugëve në lagjen e Xhamisë dhe tek Bytyqt. Gjithashtu do vazhdohet edhe me projekte të kanalizimit dhe të ndriqimit në këto lagje.

Faleminderit Komunes së Drenasi dhe drejtorit E.Gllareva për përkushtimin e vazhdueshëm në realizimin e projekteve në fshatin tonë, dhe gjithashtu falënderim secilit qytetarë për bashkëpunimin.

Me respekt Burimi!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë