Lladrovci: Gjyqi i padrejtë solli vendim të padrejtë ndaj Demakut
Kandidati për të parin e Drenasit, Ramiz Lladrovci, i cili vie nga radhët e PDK-së, me rastin e hapjes zyrtare të fushatës zgjedhore, ka thënë se nominimi që i është bërë nga Kryetari Veseli, është nder për të dhe familjen e tij.
Lladrovci gjatë ceremonisë së hapjes së fushatës, shtoi poashtu se do të vazhdojë angazhimin e tij për trasimin e një rruge më të mirë për të rinjtë e Drenasit.
‘’Faleminderit edhe për Kryetarin e deri-tanishëm Nexhat Demakun. Gjyqi i padrejtë solli një vendim të padrejtë ndaj Demakut’’ është shprehur Lladrovci, njofton Klan Kosova.
‘’Do të angazhohem për strasimin në një rrugë më të mirë për të rinjët tanë, parkut të biznesit, kanalizim e ujësjellës nëpër fshatërat e Drenasit’’
‘’Ferronikli është pjesë vitale e Drenasit, do të gjejmë zgjidhje edhe për të e gurëthyesin e tij’’ ka përfundaur Lladrovci.