LDK hap fushatën në Drenas, salla ishtë e vogël për t’i zënë të gjithë mbështetësit e Nikës (Video)
Lidhja Demokratike e Kosovës zyrtarisht ka hapur fushatën për kryetar të Drenasit.
Kryeministri, zëvendësi i tij dhe shumë zyratrë qeveritar ishin prezent në hapje të fushatës për ta mbështetur fuqishëm kandidatin Bedri Nika.
Kryeministri tha se vota për Bedri Nikën është votë për të ardhmen e Drenasit andaj i ka ftuar banorët e Drenasit ta mbështesin atë për të mirën e të gjithëve.
Salla e Kulturës në Drenas ishte e vogël për ti zënë të gjithë të interesuarit për të marrë pjesë në hapjen e fushatës.
Kjo që ndodhi sot në Drenas, nuk ka ndodhur asnjëherë me LDK-në në këtë komunë. Gara në Drenas është duke u bërë gjithnjë e më interesante, por më datën 4 dhjetor qytetari vendos./DrenicaOnline/