Kandidati i Nismës, qytetarëve të Drenasit: Fshinja paret, edhe futnjav n’sanak (Video)
Në një video të publikuar në rrjetet sociale, dëgjohet se si kandidati për kryetar të komunës së Drenasit nga radhët e Nismës dhe AAK-së, Isa Xhemajli Isa Xhemajli, këshillon qytetarët e këtij qytet që nëse u ofrohen para për shitjen e votës, ti marrin ato por mos ta votojnë atë subjekt.
”Fshinja paret, e futnjav n’sanak’ dëgjohet Isa Xhemajli, derisa u drejtohet qytetarëve të Drenasit në një tubim të organizuar në një fshat të Drenasit, shkruan Indeksonline.
Ndërsa ulur afër Xhemajlit, shihet edhe Jakup Krasniqi, kryetar i këshillit kombëtar të kësaj partie.
Shitja e votës nga qytetarët dhe blerja e saj nga partitë politike është bërë dukuri e zakonshme në Kosovë, ndonëse është e ndaluar.