Rrahje në Gllanasellë, dy persona shoqërohen në stacion policor

Në stacionin policor në Drenas, janë shoqëruar dy të dyshuar meshkuj K-Shqiptar (njëri i mitur), pasi që të njëjti pas një mosmarrëveshje janë rrahur në mes vete.
Rasti sipas policisë ka ndodhur në fshatin Gllanasellë.
Nga i dyshuari i mitur është konfiskuar një boks i metalit.
Të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.