Njoftim nga Drejtoria për Zhvillim Ekonomik

Komuna e Drenasit, përkatësisht Drejtoria për zhvillimi Ekonomik, se bashku me AZHR Qendër në kuadër të projektit “Trajnimi profesional dhe angazhimi në punësim” nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, do të mbajnë trajnim me temën “Fuqizimi i të rinjve dhe grave në aftësi të buta dhe aftësi menaxheriale”
Trajnimi do të mbahet të enjten, me datë 12.12.2019, duke filluar nga ora 10:00, në sallën e Kuvendit Komunal në Drenas.
Ftojmë gjithë te interesuarit, te rinjtë nga Qendra Rinore, nga Zyra e Entit për Punësim me prioritet gratë, si dhe studentë e nxënës, të cilët kanë nevojë që të marrin pjesë në këtë trajnim, ku do ta kenë mundësinë të trajnohen në mënyrë profesionale rreth aftësive të buta si dhe atyre menaxheriale.