Hajnat në aksion, shikoni se si vjedhin arkat në një lokal në Komoran

Mbrëmë rreth orës 03:00 të mëngjesit, hajnat kanë kryer një vjedhje në Komoran. Indeksonline ka siguruar aksionin e vjedhjes në lokalin e kompanisë “Aktiv” në Komoran.
Kamerat e sigurisë kapin momentin kur një veturë futet në oborrin e kompanisë, para se dy persona të maskuar thyejnë dyert dhe arrijnë të vjedhin arkat me para të kompanisë, shkruan Indeksonline.
Rasti është duke u hetuar nga Policia e Kosovës.
Kompania lutë qytetarët që mund të kenë informacione rreth këtij rasti, të lajmërojnë rastin në stacionin më të afërt të Policisë./Indeksonline/