Ish-luftëtari i UÇK-së reagon ndaj gjestit të Ramiz Lladrovcit ndaj Behgjet Pacollit
Ish luftëtari i UÇK-së, tash pjesë e AKR-së, Musa Dervishaj, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka rrëfyer ngjarjen që thotë t’i ketë ndodhur në një kafiterie në Drenas, ku prezent ishte edhe lideri i AKR-së Behgjet Pacolli.
Ai ka thënë se kandidati i PDK-së për Drenas, Ramiz Lladrovci iu ka shkuar të tavolina, në restorantin ku ata po qëndronin dhe u ka thënë ta lirojnë atë vend.
“Të nderuar bashkëluftëtarë, është nderë dhe obligim kombëtarë të përkulemi përjetësisht para emrit, veprës dhe varrit të të madhit Fehmi Lladrovci dhe turp i madh ti tregoni atyre qe si njohin se njifar Ramizi është vëllai i tij.
Kam dëgjuar të flitet keq për Ramizin! por s’kam besuar ose me mirë të them se s’kam dashur të besoj se është kaq i pa fytyrë.
U ndalem për kafe sot në një restorant isha me dy shokë nga Drenasi dhe disa tjerë mysafirë nga Prishtina, njëri nga mysafirët ishte Behgjet Pacolli ish presidenti i vendit dhe president i AKR-së, me të hyrë në restaurant si zakonisht u pritem mirë dhe na e pregaditen tavolinen.