Lladrovci premton ndërtimin e rrugës së tramvajit në Drenas

Gjatë vizitës së Kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli në Drenas, ku është takuar me kryetarin e Komunës Ramiz Lladrovci ndër pikat e diskutuara ishte edhe ajo për ndërtimin e rrugës së Tramvajit që sipas Lladrovcit parashihet të kaloi nga qyteti në drejtim të Komoranit- Kroit të Mbretit deri të Stadiumi Nacional.

Ja disa nga pikat e diskutuara të cilat janë në proces, për plan fizibiliteti ose në ekzekutim:

Stadiumi Kombëtar,
Parku i Bisnesit, ekzistues dhe i Ri,
Aeroporti Bujqësor,
Stadiumi sintetik dhe pishina gjysêm olimpike – Komoran,
Liqeni i Vasilevës,
Penda në Vërboc,
Komasacioni,
Parkingjet nëntokësore në qytetin e Drenasit,
Ndërtimi i lartë në zonën I, pronat komunale, Turbinat për energji të ripërtërishme nga ERA – Goleshi-
Zonë banimi (Lagja e Dëshmorëve),
Vendbanimet joformale (Lagja e Feronikelit, Komoran, Poklek),
lmpianti i ujërave të zeza,
Burimi i ujit mineral në fshatin Poklek dhe Verboc,
Burimi i ujit tek Kroi i Mbretit – Korroticë e Epërme,
Rruga – Drenas- Kroi i Mbretit,
Feronikeli – industria,
Rruga 4 korsi – Komoran – Polluzhë,
Trajtimi i ndërtimeve nëpër zonat rurale,
Ndërtimi i rrugës së Tramvajit Drenas – Komoran-Kroi i Mbretit – Stadiumi Nacional, apo traseja Prishtinë – Aeroport – Stadiumi kombëtar – Komoran – Drenas,
Rruga në Çyçavicë, sipas memorandumit të pesë komunave,
Kasmaqi, burimi i ujit në Krajkovë dhe Baicë,
Rruga Llapushnik – Berishë- Kleçkë, etj.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë