Lladrovci pret në takim Veselin: Flasin për një serë projektesh për Drenasin

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli bashkë me ministrat Uran Ismajli dhe Abelard Tahiri, kanë qenë për vizitë te kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci.

Ky i fundit ka njoftuar se bashkë me bashkëpartiakët e tij kanë diskutuar për një serbë projektesh të cilat mbesin synim i kryetarit Lladrovci, transmeton DrenicaOnline.

Lladrovci ka thënë se Drenasit do ta ndryshojnë rrënjësisht dhe për këtë thotë se ka marr edhe mbështetjen e kryetarit Veseli.

Statusi i plotë i Lladrovcit:

Vizita e sotme e kryetarit Kadri Veseli, bashkë me ministrat Uran Ismaili dhe Abelard Tahiri, në këtë fillimvit, është lajm shumë i mirë dhe dëshmi për vëmendjen, përkushtimin e liderit për Drenasin dhe për Drenicën.

Ne, së bashku, në Asamblenë komunale kemi planifikuar investimet kapitale dhe ato janë votuar. Për më shumë se kaq, Kryetari Veseli shprehu respekt për punën e vjetme të kryer dhe punët që na presin, duke na dhënë zotimin e fuqishëm për realizimin e tyre.

Drenasin do ta ndryshojmë rrënjësisht! Faleminderit Kryetar Veseli për vëmendjen tuaj, për përkrahjen e nevojave të qytetarëve të komunës tonë.

Për tri vjet, do ta mbyllim çështjen e infrastrukturës, përmirësimin e arsimit, shëndetësisë, Qendrën e gruas, Qendrën e Rinisë, Qendrën e re të biznesit për vendet e reja të punës si dhe punët e mbara dhe të vlefshme tjera, për qytetarët tanë, pa dallim.

E falenderova në emër të komunës Kryetarin Veseli, duke u zotuar po ashtu se punën cilësore nuk do ta ndali dhe se përkrahja nga niveli qendror është substanciale për mirëqenien e qytetarëve të komunës tonë.

Faleminderit Kryetar Veseli për përkrahjen, së bashku, ne zotimet i bëjmë vepra!

Ja disa nga pikat e diskutuara të cilat janë në proces, për plan fizibiliteti ose në ekzekutim:

Stadiumi Kombëtar,
Parku i Bisnesit, ekzistues dhe i Ri,
Aeroporti Bujqësor,
Stadiumi sintetik dhe pishina gjysêm olimpike – Komoran,
Liqeni i Vasilevës,
Penda në Vërboc,
Komasacioni,
Parkingjet nëntokësore në qytetin e Drenasit,
Ndërtimi i lartë në zonën I, pronat komunale, Turbinat për energji të ripërtërishme nga ERA – Goleshi-
Zonë banimi (Lagja e Dëshmorëve),
Vendbanimet joformale (Lagja e Feronikelit, Komoran, Poklek),
lmpianti i ujërave të zeza,
Burimi i ujit mineral në fshatin Poklek dhe Verboc,
Burimi i ujit tek Kroi i Mbretit – Korroticë e Epërme,
Rruga – Drenas- Kroi i Mbretit,
Feronikeli – industria,
Rruga 4 korsi – Komoran – Polluzhë,
Trajtimi i ndërtimeve nëpër zonat rurale,
Ndërtimi i rrugës së Tramvajit Drenas – Komoran-Kroi i Mbretit – Stadiumi Nacional, apo traseja Prishtinë – Aeroport – Stadiumi kombëtar – Komoran – Drenas,
Rruga në Çyçavicë, sipas memorandumit të pesë komunave,
Kasmaqi, burimi i ujit në Krajkovë dhe Baicë,
Rruga Llapushnik – Berishë- Kleçkë, etj.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë