Kreu vrasje, policia e arreston pas 28 vjetëve në Skenderaj

Policia e Kosovës ka arritur që ta arrestojë një person në Skenderaj pasi që i njëjti para 28 vjetëve e kishte vrarë me thikë viktimën, po ashtu, mashkull.
Një person në Skenderaj është arrestuar dje për një vrasje që ka ndodhur në vitin 1991 në Skenderaj.
Policia ka njoftuar se dje ka arrestuar të dyshuarin i cili dyshohet se më 11 tetor të vitit 1991 ka vrarë me thikë një person. Sipas policisë, i dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Më 21.01.2019 është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar i cili dyshohet se në vitin 1991 kishte vrarë me thikë viktimën mashkull K/Shqiptar. Pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.