Lladrovci: Sot e gjithë jetën, jemi falënderues ndaj familjes emblematike Jashari

Kryetari i Komunës se Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka kujtuar sulmin ndaj familjes Jashari të kryer 21 vite më parë.
Ky është postimi i plotë i Lladrovcit:
Sot, e kujtojmë me nderim të thellë, qëndresën e Familjes Jashari përball sulmit të militarëve serbë, para 21 vitesh. Ajo ditë hyri në histori, sepse, ishte edhe fillimi i fundit të okupimit serb.
Ky sulmi i dytë i falangave serbe, jepte argumente të fuqishme se i madh e i vogël i Familjes Jashari, do t’i qëndronte përball forcave serbe, me tërë kapacitetin njerëzor e mbinjerëzor, për liri dhe çlirim.
Familja e komandantit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari, do ta turpëronte një regjim gjakatar që për rreth një shekull, provoi ta nënshtronte kombin shqiptar.
Sot e gjithë jetën, jemi falënderues ndaj familjes emblematike Jashari, e cila përjetësoi rezistencën me frymën heroike skënderbejane deri në çlirimin e Kosovës dhe krijimin e shtetit.
Lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!
Lavdi e përjetshme Komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes Jashari!
Lavdi heronjve, dëshmorëve dhe martirëve të kombit!