Vetaksident në Malishevë, ndërron jetë një person

Një vetaksident ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në autostradën “Ibrahim Rugova”, në Malishevë, ku si pasojë e saj ka humbur jetën një person.

Sipas policisë, drejtuesi duke mos e përshtatur shpejtësinë ka dalë nga rruga dhe si pasojë e aksidentit vozitësi dhe katër pasagjerë meshkujt kanë pësuar lëndime trupore, përderisa njëri nga pasagjerët ka ndërruar jetë në QKUK.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion.

Nuk raportohet për të arrestuar, rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë