Sami Lushtaku mbrohet në heshtje, niset për Kosovë

Intervistimi i Sami Lushtakut nga prokurorë të Prokurorisë së Specializuar, ka qenë i shkurtë.
Ai ka qëndruar nga ora 10 deri rreth orës 15 brenda objektit të këtij institucioni në Hagë por KTV-ja ka mësuar se ish-komandanti i Zonës Operative të Drenicës ka vendosur të mbrohet në heshtje.
Burime të afërta me Gjykatën kanë thënë se kjo ka qenë arsyeja e intervistës së shkurtër, krahasuar me marrjen në pyetje të Rrustem Mustafës dy ditë radhazi.
Siç merr vesh televizioni, Lushtaku prandaj është nisur menjëherë në Kosovë.
Këtë indikacion e ka dhënë edhe vet kur ka përfunduar intervistimi.
“E kemi bë sot mos me fol ton ditën, e kemi mshelë”, i ka thënë Lushtaku shkurt KTV-së kur është pyetur për pretendimet e Prokurorisë.
Përfundon intervistimi i Lushtakut
Sami Lushtaku është larguar nga ndërtesa ku është intervistuar për disa orë, por nuk ka folur asgjë në lidhje me atë se çfarë është folur me prokurorin.
Avokati i Lushtakut, Geoffrey Nice, sikurse klienti i tij, kanë thënë se nuk do të flasin në lidhje me atë se çfarë është diskutuar në intervistim, raporton KTV.
Ish-komandanti i UÇK-së për zonën e Drenicës, Sami Lushtaku, ka arritur në Zyrën e Prokurorit të Specializuar, në të cilën pritet të intervistohet, një ditë pasi një procedurë të tillë e përfundoi për gati 16 orë, Rrustem Mustafa – Remi.
Gjithçka rreth nisjes së Mustafës e Lushtakut për në Hagë
Të dielën, Sami Lushtaku kishte thënë se nuk e di se në çfarë cilësie është ftuar për intervistim, por shtonte se këtë do ta kuptojë të mërkurën [sot].
I ftuari tjetër në Hagë, Remi, pas përfundimit të intervistimit ka thënë se ishte i intervistuar si “dëshmitar i dyshuar”.
Nuk ka term “dëshmitar i dyshuar” në Kodin e Procedurës Penale, ashtu siç thotë Remi