A është kundërpërgjigja e PDK-së kjo foto?

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci dhe Kryesuesi i Kuvendit Komunal, Labinot Halilaj, sot pasdite kanë cakërruar gotat në konakun e Lladrovcit në Gllanasellë.

“Forca bën fuqinë- Ciu, Ciu – Ciu, Ciu -Ciu, Ciu”, është mbishkrimi i fotos së postuar nga Halilaj në profilin e tij në Facebook, transmeton DrenicaOnline.

Ky mesazh si duket vije si kundërpërgjigje e PDK-së ndaj opozitës në Drenas e cila reagoi pas humbjes së disa prej asamblistëve të cilat iu bashkuan Grupit Parlamentar të PDK-së.

PDK këtë vit ka më shumë forcë brenda Kuvendit Komunal në Drenas dhe fotografia e postuar nga Halilaj e thumbon opozitën në këtë komunë./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë