Lladrovci: Djelmoshat tanë kanë shpirt e zemër për lojë!

I pari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka uruar Kosovën për fitoren e natës së sotme kundër Maltës.
Lladrovci në stadiumin “Fadil Vorkrri”, ishte së bashku me Bekim Jasharin, Ragip Xhakën, Naser Ramën dhe Remzi Ejupin.
Përmes një postimi në Facebook ka thënë se djelmoshat tanë kanë shpirt e zemër për lojë!
Ky është postimi i plotë:
Sonte, në stadiumin “Fadil Vokrri”, së bashku me Bekim Jasharin, Ragip Xhakën, Naser Ramën e Remzi Ejupin e shijuam fitoren e radhës së Kosovës në futboll…
Djelmoshat tanë kanë shpirt e zemër për lojë!
Gëzuar, urime futbollistë, trajner dhe tifozë të jashtëzakonshëm për fitoren e Kosovës!
Ne do të shijojmë edhe shumë e shumë fitore sepse kemi edhe shpirtin shpërthyes e luftarak për qëllimin e garës!