Akuza serioze ndaj Ronaldos, dyshohet se e ka dhunuar një femër!

Një vajzë amerikane e ka paditur Cristiano Ronaldon pasi që ajo pretendon se ylli portugez e ka dhunuar atë në vitin 2009.

Kathryn Mayorga, 34 vjeç, thotë se futbollisti portugez e dhunoi atë në një dhomë hoteli në Las Vegas. Për mos ta bërë të madhe këtë, Ronaldo i penduar i ka paguar asaj 375 mijë dollarë për të heshtur Kathryn.

Ngjarja thuhet se ka ndodhur me datë 12 qershor të vitit 2009.

Kathryn e ka shpjeguar tërë ngjarjen e cila thuhet se filloi me puthje e prekje, por që futbollisti më pas e ka dërguar atë në dhomën e hotelit duke e dhunuar.

Vajza amerikane ka paguar një avokat për të paditur Ronaldon pasi që ajo thotë se ka ende trauma psiqike nga ajo që i ndodhi./Indeksonline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë