Kanë përfunduar ndeshjet e xhiros së gjashtë të Superligës së Kosovës në futboll.
Të premten, Ballkani dhe Trepça ’89 luajtën barazim pa gola në ndeshjen e cila u zhvillua në Suharekë.
Gjatë të shtunës janë zhvilluar tri ndeshje, shkruan indeksonline.
Flamurtari – Feronikeli 1:3
KEK-u – Drenica 2:4
Liria – Llapi 2:3
Ndërsa gjatë ditës së sotme janë zhvilluar edhe dy ndeshje.
Drita e ka mposhtur Prishtinën me rezultat 1-0 ndërsa Gjilani triumfoi 0-2 kundër Ferizajit.
Feronikeli ka marrë kryesimin e Superligës me 14 pikë e ndjekur nga Llapi dhe Flamurtari me nga 13.
Liria, Drita, Ferizaji dhe KEK-u janë në katër pozitat e fundit të tabelës.