Prishtina ka triumfuar ndaj Gjilanit në ndeshjen e cila ishte paraparë të zhvillohej në javën e parë të këtij sezoni.
Ndeshja e zhvilluar në stadiumin, ”Fadil Vokrri” i takoi djelmoshave prishtinas, të cilët arkëtuan tri pikë të arta.
Skuadra e Mirel Josas triumfoi me rezultat, 1-0 përballë Gjilanit, transmeton IndeksOnline.
Pjesa e parë përfundoi baras, pa gola, ku asnjëra prej skuadrave nuk kishte ndonjë rast të mirë për shënim.
Ndërsa, në pjesën e parë, 10 minuta pa përfunduar koha e rregullt, Prishtina e gjeti rrugën e golit përmes Diar Miftarajt në minutën e 80-të vetëm tre minuta pasi u inkuadrua në lojë.
Kështu, pas pesë ndeshjeve të zhvilluara, Prishtina ngritet në vendin e tretë me 11 pikë të grumbulluara.
Ndërsa, Gjilani me dy fitore, një barazim dhe dy humbje, renditet në vendin e pestë me shtatë pikë./IndeksOnline/