Feronikeli ka shënuar fitoren e dytë për këtë sezon dhe të parën nën udhëheqjen e trajnerit Zekirija Ramadani, pasi mposhti KF Ferizajn si nikoçir i kësaj ndeshje, me rezultat 0:2,transmeton Drenica Online.
Astrit Fazliu ishte lojtari që e dërgoi ekipin tonë në epërsi që në minutën 7’, rezultat me të cilin edhe u përmbyll pjesa e parë, edhe përkundër disa rasteve për shënim.
Epërsinë e dyfishoi Jean da Silva në minutën e 66’, për ta dërguar Feronikelin në kuotën e tetë pikëve pas katër ndeshjeve të luajtura, nga të cilat numëron dy barazime dhe dy fitore.
Formacioni fillestar i Feronikelit:
F. Smakiqi, Y. Hoxha, A. Prekazi, L. Lladrovci, P. Islami, J. Silva, A. Fazliu, A. Morina, K. Rexha, A. Dabiqaj, A. Magani.
Kryetrajner: Zekirija Ramadani.
Formacioni fillestar i Ferizajt:
A. Blakqori, E. Kaqar, A. Kaqiku, K. Marko, A. Mone, B. Asani, F. Karabeg, G. Hamiti, G. Jashari, F. Berbatovci, D. Gashi.
Kryetrajner: Afrim Toverlani.
Gjyqtarë të ndeshjes:
Fatmir Tahiri, Meriton Berisha, Fatmir Abrashi, Bardh Ajeti