Varrosën të gjallë shokun në pyll, çka ndodhi pas 16 ditëve?
Richard Spottiswood, e dashura e tij, Lucy Burn dhe viktima e tyre Darren Bonner, të gjithë duken të lumtur dhe të relaksuar në foton ku janë të tre gjatë një feste, por pak më vonë do të ndodhte diçka e tmerrshme.
Brenda disa orësh Spottiswood, 34 vjeç, ‘mbyti’ shokun e tij më të ri, përpara se ta hidhte atë në një vend në bregdetin e Cresswell, Northumberland, në mënyrë që ta linte të vdiste.
Menjëherë pas hedhjes, Bonner u zbulua i zhveshur në një gjysmë varr.
Ai u tërhoq nga vrima në pyll dhe u dërgua me urgjencë në spital, por vdiq 16 ditë më vonë.
Shefi i garazhit Spottiswood, i cili kishte punësuar Darren në biznesin e tij në South Shields, tani i është dhënë dënim i përjetshëm për vrasjen ‘hakmarrëse’.
Prokurori Tim Roberts QC nga gjykata e Neëcastle tha se burrat kishin qenë të përfshirë në kultivimin e kanabisit së bashku përveç punës tjetër të ligjshme.
Roberts tha: ‘Richard Spottisëood i lindën dyshime se dikush kishte dhënë informacione rreth operacioneve të tij tek një tregtar rival droge”.
Spottiswood mohoi vrasjen, por u dënua nga një juri pas një gjyqi muajin e kaluar.
E dashura e tij, Lucy Burn, i tha një sërë gënjeshtrash policisë për atë që kishte ndodhur me të vërtetë me Bonner.
30 vjeçarja kishte qenë me burrat gjatë festës vitin e kaluar, por tha se viktima ishte “zhdukur” në mëngjes nga “furgoni-dhomë” ku ata kishin qëndruar.