Ky është misioni i Faton Malokut me Feronikelin (VIDEO)

Faton Maloku është njëri nga ardhjet më të bujshme të skuadrës së Feronikelit në këtë afat kalimtar. Ish-gardiani i Gjilanit që edhe në të kaluarën ishte pjesë e skuadrës së “Niklit” tregon haptazi për ambicjet që ka me skuadrën në aventurën e re, përcjellë Gazeta Sheshi.

“Kam vendosur ti bashkohem Feronikelit duke ditur qëllimin dhe ambicjet e klubit për të fituar kampionatin dhe titullin, njëherit ky është edhe qëllimi imi. Ju premtoj tifozëve të klubit që do shfaqë tërë potencialin dhe maksimumin tim që skuadra të ecë mbarë drejt objektivave”, deklaroi Maloku për kanalin zyrtar të klubit të Feronikelit “Nikli TV”.

Maloku tregoi ndër të tjerash se nuk e kishte të vështirë për të vendosur që ti bashkohet Feronikelit pasi edhe në të kaluarën ishte pjesë e kësaj skuadre dhe e di mjaft mirë organizimin e mirë që qëndron brenda klubit.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë