Kujdes! Një tjetër lojë si “Balen Blu” po vret fëmijët
Adoleshentët duket se janë bërë gjithnjë e më të paparashikueshëm në gjetjen e mënyrave të reja për të lënduar fizikisht veten.
Fillimisht nisën të hanin kapsula xheli që përdoren për të larë rrobat. Pastaj filluan të dilnin nga makinat për të kërcyer këngën e re të Drake. Sikur mos të mjaftonte nisën të hidhnin një deodorant të tërë në lëkurë për të parë çfarë ndodhte.
Por, një tjetër lojë virtuale e ngjashme me “Balena Blu” po qarkullon së fundmi. Një karakter kukull, i quajtur ‘Momo’, i përdorur në këtë lojë të re, është kthyer ne një sfidë që inkurajon fëmijët të shtojnë një kontakt në Whatsapp.
Ky kontakt i ri do t’u dërgojë vazhdimisht imazhe të dhunshme dhe hapi i fundit i lojës përfundon me vetëvrasje.
Kjo lojë u krijua pas një fotografie të një skulpture femër që qarkullonte në internet.
Kjo sfidë që ka futur në ‘rrjetën e saj’ tashmë fëmijë në SHBA, Argjentinë, Francë, Meksikë e Gjermani, mund të lidhet me vdekjen e një 12-vjeçareje nga Argjentina.