Ky është lajmi i fundit nga Feronikeli

Djelmoshat e Afrim Tovërlanit rikthehen në aksion më 4 janar me objektivin e vetëm që ta mbrojnë titullin kampion.

Skuadra e Feronikelit është përforcuar në këtë afat kalimtar me tre futbollistë cilësorë, Labinot Osmanin, Yll Hoxhën dhe Faton Maloku, këta dy të fundit priten që për herë të parë të dalin në stërvitje tek kampionët në fuqi, përcjellë Gazetasheshi.com.

Fazën e parë përgatitore “Nikli” do ta zhvillon në Kosovë deri më 28 janar, me ç’rast më pas pritet të udhëtojë jashtë vendit për ti mbushur mirë bateritë.

Krahas ardhjeve të reja tek kampionët në fuqi pritet të ketë edhe largime. Gardiani Jacek Deniz Troshupa dhe sulmuesi këmbëshpejtë Përparim Livoreka tashmë kanë marrë dritën jeshile për tu larguar.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë